5.8 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

FSK po realizon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njofton se kontingjenti ynë po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar

“Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë, që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve nën gërmadha.

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur”, thuhet në njoftim.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=564999128985860&id=100064273346164&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit