36.9 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

FSK për herë të parë në veri? Kajtazi: E pandershme të shpërfillet dhimbja e familjes së të zhdukurit në Ujman (VIDEO)

- Advertisement -

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka komentuar një postim të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme në Facebook, ku kjo e fundit theksonte se “FSK për herë të parë në veri të vendit”, pas një ndërhyrjeje për gjetjen e trupit të mërgimtarit 33-vjeçar që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit.

Kajtazi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se prezenca e FSK-së në këtë rast nuk duhet politizuar, dhe sipas tij, është e pandjeshme ndaj dhimbjes së familjes.

“Nuk po themi që FSK nuk duhet të shkojë, por është shumë e pandershme, shumë e dhimbshme të mos ketë fare konsideratë për dhimbjen e asaj familjeje. Dhe sendi i parë që themi është ‘FSK në veri’. FSK nuk ka shkuar atje me luftu”,  u shpreh Kajtazi, transmeton Klankosova.tv.

 

Të ngjashme

Të fundit