Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë në SHBA. Maqedonci i cili është edhe kandidat për deputet sot ka njoftuar se SHBA “ka lejuar shitjen” e helikopterëve ndërsa ka vizituar edhe kompanitë që prodhojnë helikopterë. Ditë më parë, Maqedonci në një intervistë për KosovaPress, kishte deklaruar se synimi është që FSK të furnizohet me helikopterë para vitit 2028.
Megjithatë, Maqedonci ka njoftuar se së bashku me Gjeneral Jasharin vizituan fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk, “që ushtria e Kosovës do t’i ketë në flotën e mbështetjes ajrore”, thotë ai.
“Ministri Maqedonci së bashku me Gjeneral Jasharin takuan menaxhmentin e kësaj kompanie, ku diskutuan për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kosova do të jetë më e sigurtë me helikopterët që fluturojnë mbi qiellin e saj”, shprehet ai.