Hazir Veseli është pothuajse nga të vetmit shqiptarë që ka arritur ta përfundojë trajnimin më të rëndë ushtarak në botë.
Veseli dikur ishte pjesë e UÇK-së, ndërsa pas përfundimit të luftës shkoi në Francë që ta kryejë trajnimin ushtarak më sfidues në botë, Legjionin ushtarak.
Pas përfundimit, ai u kthye në FSK duke kontribuar në edukimin e ushtarëve të rinj, ndërsa sot ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.