Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për nderë të ditës së çlirimit kanë marshuar fshatrave të Drenicës.
Dhjetëra pjesëtarë u panë edhe në qendër të Drenasit duke përshëndetur qytetarët e duke nderuar dëshmorët.
Ata u pritën nga nënkryetari i komunës Arben Shala dhe drejtorët Petrit Gashi dhe Lumnije Krapi.
Postimi i Petrit Gashit:
FSK është trashëgimtarja e UÇK-së dhe krenaria e kombit tonë.
FSK është dhe mbetet institucioni me i dashur për popullin tonë.
FSK çdo ditë e më shumë po na bënë krenar si në arenën vendore poashtu edhe atë ndërkombëtarë.
Prandaj me kënaqësi së bashku më Nënkryetarin Arben Shala , drejtoreshën Lumnije Krapi dhe Policinë e Kosovës e pritem marshin e tyre në sheshin e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, sheshin ku bëmë homazhe së bashku duke nderuar e përkujtuar dëshmorët e kombit tonë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve!
Krenar me FSK-në!