6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

FSK largon bomba të Luftës së Dytë Botërore, u hasën gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë

- Advertisement -

Ekipe të deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të largojnë sot tri bomba, datuar,  nga Lufta e Dytë Botërore.

Bombat janë gjermane, të llojit SC-50 dhe ato u hasën në fshatin Shakovicë, gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

”Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane,  kanë arritur që t’i largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore”.

”Bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë  bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit