7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

FSK-ja zhvillon me sukses ushtrimin për testimin e kapaciteteve të komunikimit

- Advertisement -

Në kuadër të testimit të gatishmërisë operacionale, me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është zhvilluar ushtrimi fushor “Sinjali 2024” i cili kishte për qëllim testimin e komunikimit në FSK, në tri nivelet, Strategjik, Operacional dhe Taktik.

“Ushtrimi është zhvilluar në territorin e Kosovës, ku njësitë e komunikimit të FSK-së, të udhëhequra nga Departamenti i Komunikimit dhe Teknologjisë Informative i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dislokuar në terren, në lokacione të ndryshme dhe kanë testuar kapacitet e komunikimit duke ofruar shërbime me radio rrjetin luftarak, radio rrjetin administrativ mbështetës, intranet, internet dhe ndërveprueshmëri të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit”, u tha në njoftim.

Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralbrigade, Ilir Qeriqi me bashkëpunëtor vizatuan Qendrën e Komunikimit të dislokuar në terren, prej nga u njoftuan nga afër me ecurinë dhe rrjedhjen e ushtrimit “Sinjali 2024”.

Shefi i G6 në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Fidaim Elshani i prezantoi Gjeneral Qeriqit kapacitetin dhe gatishmërinë e komunikimit, duke demonstruar direkt mbështetjen me komunikimin në disa zona të operacionit në të njëjtën kohë, me qëllim për të ofruar komandim-kontroll për trupat e angazhuar në operacione.

Ushtrimi është përmbyllur me analizën pas aksionit, kthimin e forcave në vendbaza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit