26.3 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

FSK-ja përfundon trajnimin “Kursi i Avancuar për Lider”

- Advertisement -

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u realizua “Kursi i Avancuar për Lider”, me qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, në funksion të udhëheqjes në nivel togu.

FSK-ja përmes njoftimit ka bërë të ditur se trajnimi ka përfshirë module teorike dhe praktike, të strukturuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.

“Ky kurs kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve udhëheqëse, forcimin e zinxhirit komandues dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale, në përputhje me standardet e FSK”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Po ashtu, paraqet një fazë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të karrierës.

Të ngjashme

Të fundit