Studiuesi Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga krimet e kryera të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve.
Ky publikim ka shkas një nderim i organizuar nga ambasada gjermane dhe franceze, që iu bë ushtarëve serbë në varrezat e të krishterëve në Prishtinë. Në ceremoni morën pjesë garda e FSK-së dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
“Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve serbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.
Gashi tutje ka shkruar se “garda ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10162146913268294&id=731278293