30.6 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

FSK-ja e policia e tërheqin trupin e pajetë të viktimës që ra në një gropë me ujë në Pejë

- Advertisement -

Trupi i pajetë i një personi që ka ra dje në një gropë me ujë është tërhequr sot nga njësitet e FSK-së dhe të policisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ende nuk është identifikuar viktima.

“Është tërhequr trupi i tij. Dje ka ndodhur rasti, ku policia është njoftuar rreth orës 13:00. Dje nuk kanë mundur ta tërheqin trupin, ndërsa sot kanë dalë njësitet e FSK-së dhe e kanë tërhequr trupin. Trupi i pajetë është dërguar në IML, ndërsa ende nuk është identifikuar ende”, tha Gashi.

Më tej, Gashi bëri të ditur se rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Të ngjashme

Të fundit