FSK vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit edhe për vitin 2022.
Kështu njofton ministri Armend Mehaj, i cili shkruan se ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë.
“Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmoi sot se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 83 për qind të besueshmërisë qytetare.
Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përgëzime për punën profesionale të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë e ne vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!”, thotë ai.