35.1 C
New York
Wednesday, July 30, 2025

Buy now

FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Ujman

- Advertisement -

 

Forcat e Armatosura të Kosovës kanë gjetur trupin e pajetë të Rrahim Latifit, personit që u shpall i zhdukur tash e dy ditë pasi kërceu nga ura e Ujmanit.

FSK-ja tha se angazhimi i tyre në gjetjen e trupit të pajetë erdhi pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së.

Kështu, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur

 

Të ngjashme

Të fundit