Forca e Sigurisë së Kosovës konsiderohet se ka kapacitete të mjaftueshme për të reaguar në raste të emergjencave natyrore. Madje, njësitet e specializuara për këto raste, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, trajnojnë edhe ekipet në vendet fqinje.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur për të vepruar në raste të emergjencave natyrore.
Ndërhyrja në këto raste bëhet përmes njësiteve të veçanta e të specializuara, për të cilat vlerësohet se ka kapacitete të mjaftueshme.
Të gjitha këto janë në kuadër të regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së.
E cila sipas shefit të komunikimit strategjik në ministrinë e mbrojtjes, Sefer Isufi, i ka përgatitjet e duhura për t’iu dhënë mbështetje ushtarake autoriteteve civile.
Madje këto përgatitje, ai konsideron se janë vërtetuar edhe nga ndërkombëtarët.
Bazuar në këtë, Isufi thekson se FSK-ja në operacionet e kërkim shpëtimit ka trajnuar edhe vendet fqinje.
Njësitet përkatëse të FSK-së, muajin e kaluar u angazhuan me rastin e vërshimeve në disa zona të Kosovës.
Nndërsa së fundmi ekipet e profesionalizuara të kësaj force janë dërguar në Turqi, për të ndihmuar këtë shtet pas tërmetit që u mori jetën dhjetëra mijërave njerëzve. /Teve1/