Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë sot gabimisht në pjesën veriore të Mitrovicës.
Lidhur me këtë është deklaruar vetë FSK-ja, e cila njoftoi se automjetet kanë ngatërruar drejtimin gjatë lëvizjes nga Istogu drejt kazermës së FSK-së në Mitrovicë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin për media