24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen së bashku

- Advertisement -

Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar trajnimin Taktika me Njësi të Vogla, gjenerata e dyte e përbashkët me Policinë e Kosovës për vitin 2024.

Në njoftimin për media nga FSK-ja, thuhet se trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV)  program i adaptuar nga trajnimi Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, është trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhim i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit.

“Gjate trajnimit 4 javor  pjesëtarët e Policisë se Kosovës dhe të FSK-së, përkundër sfidave  dhe programit intensiv kane arritur që me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm të përfundojnë në mënyrën më të mirë trajnimin. Pjesëtarët që  e përfunduan  trajnim, nga sot dalin më të përgatitura profesionalisht, me vetëbesim shumë më të lartë dhe  me një gatishmëri për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ndërveprimi me Policinë e Kosovës është objektivë e Komandantit të FSK-së, dhe se trajnime të tilla ofrojnë institucionet e sigurisë që në rast të intervenimeve të përbashkëta të veprojnë si një trup i përbashkët për të arritur qëllimin përfundimtar.

Ndryshe, në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave morën pjese  Shefi i Shtabit të KFT-së, Kolonel Valdet BERISHA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, përfaqësues nga Regjimentet e Këmbësorisë dhe përfaqësues të Policisë se Kosovës.

Ndërkaq, Kolonel Berisha ka falënderuar instruktoret për angazhimin në realizimin e këtij trajnimi.

“U uroj suksese për pjesëtarët pjesëmarrës, me theks të veçantë falënderoj pjesëtarët nga Policia e Kosovës për vullnetin e treguar për pjesëmarrje në këtë program trajnues duke theksuar se trajnimet e përbashkëta ngritin ndërveprueshmërin e dy institucioneve tona.”, ka thënë Berisha.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit