Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës do të parakalojnë më 17 shkurt nga ora 12:00 në sheshin “George Bush” në Prishtinë.
Ministria e Mbrojtjes i ka ftuar qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave të ndjekin manifestimin qendror, dedikuar përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronatin e presidentes dhe kryeministrit.
“Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në njoftimin e MM-së.