8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Fshiu të gjitha këngët e saj në Youtube me miliona klikime reale, Bleona tregon arsyen

- Advertisement -

Bleona Qereti ka dhënë një inervistë për Living ku ndër të tjera ka treguar edhe arsyen se pse vendosi të fshijë të gjitha këngët e saj nga platforma YouTube:

“Mos u habisni me heqjen e këngëve të mia nga interneti, kam hequr Mandarinë me 70 milion shikime në 2013-ën. Këto këngë do t’i risjell sërish në versionin më të mirë të tyre. Duhet të flasim për faktin që në momentin që rryma shkoi drejt klikimeve dhe numrave të rremë, unë hoqa numrat e vërtetë. Në një farë mënyre kam zhdukur historinë time si artiste, për një person të huaj, i cili nuk e ka idenë se kush jam unë, por UNË JAM BLEONA DHE “I BELIEVE IN MYSELF”. Nëse unë do t’i bëja gjërat me frikë e dyshim, nuk do të bëja asgjë e nuk do të shkoja askund. Sot, artistët besojnë gënjeshtrat e veta, mendojnë që janë realisht aq të famshëm sa numrat e rremë të Instagramit.”

“Ndërkohë që këta shqetësoheshin për numrat fals të ndjekësve, unë shqetësohesha për numrat e vërtetë në llogarinë time bankare.”

Mesazhi i saj është i qartë: fama nuk matet nga klikimet apo ndjekësit e blerë, por nga arritjet e vërteta, ndikimi dhe autenticiteti që një artist sjell në skenë dhe përtej saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit