Federata shqiptare e futbollit (FSHF) ka siguruar 4 mijë e 500 bileta për tifozët shqiptarë në ndeshjen Poloni – Shqipëri, vlefshme për Play-Off të kualifikimeve të Botërorit 2026.
Sipas gazetarit të “Panorama Sport”, Kristi Sejatllari, FSHF-ja ka siguruar më shumë se 5% të kapacitetit derisa po punon që të arrijë të sigurojë deri në 20% të stadiumit që i bie 10 mijë bileta, edhe pse sipas gazetarit kjo është shumë e vështirë për tu arritur.






