9.4 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

FShF-ja miraton vendimin për ndërtimin e një fushe të futbollit në Kosovë

- Advertisement -

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë vendimin e madh për të miratuar për herë të parë një fushë futbolli në Kosovë.

Në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së që u zhvillua të premten, u vendos që për herë të parë të ndërtohet një fushë futbolli në Luginën e Preshevës.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndër vendimet më të rëndësishme të marra gjatë kësaj mbledhjeje ishte ndërtimi i një fushe futbolli në Luginën e Preshevës, një investim historik nga Federata e Futbollit, pasi përfaqëson investimin e parë të këtij lloji në këtë trevë me popullsi shqiptare.

Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të sigurt, edukative dhe nxitëse për zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të asaj treve. Përveç kësaj, fusha do të shërbejë si një qendër komunitare sportive, ku do të mund të organizohen ndeshje, turne dhe aktivitete ndërkufitare.

Në korrik te këtij viti, FSHF financoi dhe mbështeti organizimin e turneut të futbollit në Luginen e Preshevës, ne te cilin morën pjesë rreth 350 femijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshave 7-13 vjeç”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Të ngjashme

Të fundit