Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është dënuar nga FIFA lidhur me ndeshjen ndaj Serbisë.
Sipas njoftimit të lëshuar të mërkurën, FSHF-ja është gjobitur me 161 mijë e 500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi të luhet me 20 për qind të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun.
Shqipëria është përballur me Serbinë në Tiranë, më datën 7 qershor në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
Dueli që i takoi Grupit K të kualifikimeve, përfundoi pa gola kurse në këtë ndeshje janë bërë disa shkelje.
Ndeshja e radhës në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026, Shqipëria e luan më 9 shtator në shtëpi kundër Letonisë.