Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar fushatën zgjedhore të partive politike në Kosovë. Ai thotë se ka ndryshuar “fryma”, si për VV-në, ashtu edhe për opozitën.
Sipas Kajtazit, partitë politike të opozitës shihen si alternativë seriore për me e çu Albin Kurtin në opozitë.
Ai thotë se Kurti është parë se qysh keqqeverisë gjatë kohës sa ishte në pushtet.
“Unë çka po shoh është fryma. Fryma për Vetëvendosjen nuk është ajo e para katër vjetëve. Fryma për opozitën nuk është ajo e para katër vjetëve. Para katër vjetëve me ia përmend dikujt që e voton opozitën të kanë këqyr pak si mrrolt nëse nuk ta kanë sha nanën. Ka qenë një qasi situatë kur u pat kriju njëlloj marre me votu opozitën. Ndërkaq sot është krejt tjetër.
Sot shihet opozita, shihen partitë politike të opozitës si alternativë serioze për me çu Albin Kurtin në opozitë dhe faktorë të ndryshëm kanë ndiku. Njëra prej tyre është qe katër vjet është në pushtet, e kemi pa qysh qeverisë, qysh keqqeverisë, ja kemi pa aferat korruptive, e kemi pa Albin Kurtin në pushtet. Para 4-5 vjetëve, Albin Kurti ka qenë opozitar i rrugës, i dhunës, i gazit lotsjellës, i molotovit”.
Tutje Kajtazi pohon se Kurti ka kundërshtuar mediat, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë dhe opozitën, derisa thekson se pret ndryshim të rezultatit krahasuar me zgjedhjet e fundit.
“Tash çka ka pas me kundërshtu këto katër vjet, na ka kundërshtu neve, mediat, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë dhe opozitën “ata të vjetërit”. Ndërkohë opozita nuk është ajo e vjetra, ka ndryshu gjithçka, prandaj fryma është tjetër dhe besoj në këtë frymë që ka me pas ndryshim dhe rezultat tjeter prej 2021”.