28.5 C
New York
Saturday, July 19, 2025

Buy now

Frikë nga arratisja, Bolsonaros së Brazilit i vendoset shirit elektronik në këmbë, i ndalohen rrjetet sociale e komunikimi me diplomatët e huaj

- Advertisement -

Policia federale e Brazilit ka bastisur vilën e Jair Bolsonaro-s në Brasilia, duke i ndaluar komunikimin me diplomatët e huaj dhe duke e detyruar të mbajë një shirit elektronik në kyçin e këmbës, për shkak të frikës se ish-presidenti mund të arratiset nga vendi për t’i shpëtuar ndëshkimit lidhur me një tentativë të pretenduar grushtshteti.

Kujtojmë se Bolsonaro është në gjyq pasi që po shqyrtohen pretendimet se ai mund të ketë orkestruar një komplot vrasës për të marrë pushtetin pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.

E përderisa gjyqi pritet të përfundojë në javët e ardhshme, një dënim i fajësisë është pothuajse i sigurt dhe kundërshtarët politikë kanë shprehur shqetësimin se politikani i djathtë ekstrem mund t’i shpëtojë dënimit deri në 43 vjet duke kërkuar strehim në një ambasadë të huaj ose duke u larguar nga vendi.

Sipas mediave të huaja, frika se Bolsonaro mund të ikë jashtë shtetit është rritur edhe më shumë pasi Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave 50% ndaj Brazilit, duke e cilësuar hetimin kundër aleatit të tij të djathtë si një “gjueti shtrigash”.

Raportohet se pas mbështetjes së fuqishme të Trump, agjentë të armatosur rëndë të policisë federale kanë mbërritur në rezidencën e Bolsonaro-s në zonën e pasur të kryeqytetit të quajtur Botanical Garden.

Sipas The Guardian, policia ka konfirmuar operacionin në një deklaratë të shkurtër, duke thënë se ishin kryer dy urdhra bastisjeje dhe ishin marrë “masa parandaluese”.

Edhe pse deklarata nuk sqaronte se cilat masa ishin marrë, mediat locale kanë raportuar se ato përfshinin detyrimin për Bolsonaro-n të mbajë rrip elektronik në kyçin e këmbës, ndalesën për të qëndruar në shtëpi nga ora 19:00 deri në 07:00  edhe gjatë fundjavave, ndalimin e komunikimit me ambasadorë dhe diplomatët e huaj, si dhe ndalimin për të vizituar objekte diplomatike.

Po ashtu, bëhet e ditur se Bolsonaros i është ndaluar përdorimi i rrjeteve sociale, ku ai ka miliona ndjekës. Ndërkohë, TV Globo ka raportuar se gjatë bastisjes policia ka gjetur 14,000 dollarë para në shtëpinë e Bolsonaro-s dhe ka konfiskuar një USB që thuhej se ishte fshehur në banjë.

Të ngjashme

Të fundit