6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Frika nga influenca ruse dhe kineze, Gjermania dhe Austria përvjelin mëngët për integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

- Advertisement -

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe ai austriak, Karl Nehammer, kanë theksuar përkushtimin e tyre për avancim të shpejtë të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Nëse nuk ndodh kështu, frika është se rajoni mund të bëhet target i lehtë i influencës ruse dhe asaj kineze.

Scholz ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane.

“Çdo vonesë tjetër, e bën të cenueshëm Ballkanin Perëndimor dhe të hapur nga influenca e palëve të treta”, ka thënë Shcolz, raporton European Western Balkans, transmeton Gazeta Express.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë tashmë statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, mirëpo Kosova dhe Bosnjë Hercegovina, si kandidate potenciale, janë ende larg anëtarësimit.

Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të duhej të kishin filluar kohë më parë, por kanë dështuar disa herë radhazi për shkak të refuzimit nga disa shtete të BE-së. Nuk është bërë e qartë se cilat vende kanë shprehur ngurrim për hapjen e negociatave.

Kancelari austriak ka thënë se pas luftës në Ukrainë, është shumë e rëndësishme të binden edhe euroskeptikët. Ai ka theksuar se Austria ka një histori të gjatë dhe të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jo vetëm që na duhet t’i diskutojmë perspektivat e mundshme evropiane, por duhet edhe të veprojmë”, ka thënë Nehammer.

Ndërkaq, Scholz ka bërë të ditur se BE-ja ka nevojë për reforma institucionale për zgjerimin e saj. Nëse dështon, Ballkani Perëndimor do të jetë pre e influencave të tjera, veçanërisht influencës nga Rusia e Kina.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ne, për shkak të interesave gjeostrategjike, që vërtet ta rrisim shpejtësinë, të lëvizim dhe t’u japim perspektive njerëzve të këtyre vendeve”, ka shtuar Nehammer. Sipas tij, një përkushtim i qartë se Ballkani Perëndimor përket në BE, duhet të implementohet edhe në praktikë. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit