Home Rozë “Frika do të jetë gjithmonë tek unë”, këngëtarja e njohur rrëfen me lot në sy betejën me kancerin e gjirit: Ishte e vështirë

“Frika do të jetë gjithmonë tek unë”, këngëtarja e njohur rrëfen me lot në sy betejën me kancerin e gjirit: Ishte e vështirë

0
“Frika do të jetë gjithmonë tek unë”, këngëtarja e njohur rrëfen me lot në sy betejën me kancerin e gjirit: Ishte e vështirë

Këngëtarja e famshme, Kylie Minogue, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për betejën e saj me kancerin e gjirit, por edhe për traumën që i ka lënë vite pas diagnozës.

Krijuesja e “Spinning Around” duke folur për CBS News, foli për përvojën e saj dhe tha:

“Përvoja e diagnostikimit me kancer do të jetojë tek unë. Ishte e vështirë, por ishte gjithashtu e mahnitshme”.

Minogue u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, ndërsa ishte në mes të turneut të saj botëror. Duke folur në emision, Kylie ka deklaruar se pavarësisht se ia ka dalë t’a kapërcejë, frika do të jetë gjithmonë aty për të.

“Frika do të jetë gjithmonë tek unë. Kjo betejë ishte gjithashtu e mahnitshme, sepse të bën të njohësh shumë mirë trupin tënd, dashurinë e atyre që të rrethojnë, aftësitë e tua. Të gjitha këto gjëra. Unë këndoj për të përpunuar gjithçka. Unë shkruaj për të përpunuar gjithçka. Ndonjëherë mendoj se jetoj për të performuar”, ka thënë me lot në sy 55-vjeçarja. /Gazeta Shqip/

Exit mobile version