![Frenkie de Jong premton “besnikëri” ndaj “katalanasve”: Dua të qëndroj te Barcelona për shumë vite Frenkie de Jong premton “besnikëri” ndaj “katalanasve”: Dua të qëndroj te Barcelona për shumë vite](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/08/barcelona-midfielder-frenkie-de-jong1.jpg)
Pas interesimeve të shumta nga klube të njohura të Premier League, si Manchester United dhe Chelsea, mesfushori hollandez i Barcelona-s, Frenkie de Jong ka hedhur poshtë aludimet e një transferimi të mundshëm në merkaton e verës.
Për mediat spanjolle De Jong tregoi se është shumë i lumtur te Barcelona.
“Ndihem shumë i qetë këtu, jam shumë i lumtur te Barcelona. Dua të qëndroj te Barcelona për shumë vite”,- u shpreh “tulipani”.