Rafael Nadal është kualifikuar në çerekfinale të French Open.
Tenisti spanjoll, Nadal ka siguruar çerekfinalen e French Open me një fitore ndaj Felix Auger-Aliassime.
Një ‘thriller’ me pesë sete shkoi në fund në favor të spanjollit. Nadal fitoi me 6:3, 3:6, 2:6, 6:3, 3:6.
Në raundin e radhës, ‘mbreti i rërës’ do të takohet me Novak Djokovic.
Takimi i tyre në çerekfinale do të jetë i 59-ti mes vete.