13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Freedom House: Bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit kanë qenë përpjekje të plogështa

- Advertisement -

Në raportin e Freedom House “Kombet në Tranzicion”, e cila analizon zhvillimet e vitit 2022, thotë se Kosova shënoi progres të lehtë nga 3.25 në 3.29 në krahasim me vitin e kaluar.

“Marrëdhëniet e tensionuara prej kohësh mes Serbisë dhe Kosovës vazhduan të minojë përparimin demokratik në të dyja vendet, edhe pse në aspekte të ndryshme. Përpjekje të jashtëzakonshme nga shoqëria civile e Kosovës për të realizuar ndryshime pozitive të politikave mbi dhunën me bazë gjinore dhe ndarjet etnike u lanë nën hije gjatë vitit nga një rritje e dhunës në Veriun me shumicë serbe, ku ndikimi dhe veprimet e qeverisë serbe, vazhdojnë të cenojnë autoritetin e Kosovës mbi territorin e saj”, thuhet në raport.

“Bisedimet mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kanë qenë përpjekje të plogështa, pavarësisht përpjekjeve të të dërguarit e SHBA-së dhe Evropës për të zgjidhur mosmarrëveshjen e stërzgjatur për sovranitetin e Kosovës”, thuhet në raport.

“Na ka bërë përshtypje të madhe roli që ka luajtur shoqëria civile në Kosovë gjatë vitit të fundit”, tha Alexandra Karppi nga organizata Freedom House, duke shtuar se ajo mund të luajë një rol aktiv edhe në zgjidhjen e situatës me Serbinë.

“Shohim se janë dy persona që e drejtojnë këtë proces: Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Mendoj se BE-ja mund të bëjë shumë më tepër që në drejtimin e këtyre negociatave të sjellë në procesin e negociatave të sjellë zërat e shoqërisë civile dhe perspektivën e qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht atyre në Veri”, thotë zonja Karppi.

Raporti përmend edhe mungesën e suksesit në negociatat mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, megjithë përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit