Home Lajme Frashër Krasniqi kritikon ashpër Kurtin: Propozimi evropian krijon bazat për konflikt të vazhdueshëm

Frashër Krasniqi kritikon ashpër Kurtin: Propozimi evropian krijon bazat për konflikt të vazhdueshëm

0
Frashër Krasniqi kritikon ashpër Kurtin: Propozimi evropian krijon bazat për konflikt të vazhdueshëm

Anëtari PSD-së, Frashër Krasniqi, gjatë intervistës në emisionin “Ditari” në TëVë1 ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Kurti lidhur me pranimin e propozimit evropian.

Ai beson se kjo marrëveshje është një degradim i madh për Kosovën për dy arsye. Arsyeja e parë, sipas tij, është se kjo marrëveshje nuk përfshin njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Arsyeja e dytë, ka pohuar ai, lidhet me përmbajtjen e marrëveshjes, të cilën e quajnë menaxhim apo dhënie më e madhe e autonomisë komunitetit serb që jeton në Kosovë.

Krasniqi beson se kjo marrëveshje krijon bazat për konflikt të vazhdueshëm, ndjenja të mëtejshme nacionaliste dhe dështim për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një marrëveshje e tillë përbën një degradim bukur të madh për Republikën e Kosovës, për shkak të së paku dy elementeve. E para është mungesa e njohjes dhe e dyta ka të bëjë me përmbajtjen e saj, të cilën e quajnë vet menaxhim ose dhënie më e madhe e autonomisë për komunitetin serb që jeton në Kosovë. Kjo marrëveshje kështu siç është, i krijon bazat për një konflikt të vazhdueshëm, për një rritje të nacionalizmit të mëtutjeshëm dhe për një mos përmbyllje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Ne do kemi proces të pambaruar të negociatave.” – tha Krasnqi.

Exit mobile version