Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka përcjellur sot për disa hapa koordinatoren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Ai ka takuar Mihalin derisa ecte qytetit të Prishtinës, e të njëjtës i ka drejtuar disa pyetje.
Pas publikimit të disa bisedave në mes Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut ku ndër të tjerash ajo e porosiste Nagip Krasniqin që të mos ketë reduktime, e njëjta është bërë ndër personat më të përfolur të Vetëvendosjes.
Madje ajo po “akuzohet” si njeri që po kontrollon shumë prej ndërmarrjeve shtetërore. Në raportimet e fundit thuhet se Dejona Mihali madje ka krijuar “grupe” në këto ndërmarrje, e ministri, e institucione të larta që i raportojnë asaj.
Frashër Krasniqi ndër të tjerash e pyeti se si po i ecën udhëheqja e shtetit.
“Qysh po te ecë me kon masha e Albin Kurtit? S’po ki çka me thon a ? Qysh s’po ju vjen turp pak, e keni kap shtetit?”, dëgjohet duke e pyetur Krasniqi.
Ajo vazhdoi të ecte, por nuk iu përgjigj atij në asnjë prej këtyre pyetjeve.
Video: