Ndeshjen e nisën në mënyrën më të mirë.
Pa kaluar as dhjetë minuta të plota, Brian Brobbey gëzoi tifozët në “Amsterdam Arena”, kur e kaloi ekipin e tij në avantazh, ndaj Frankfurtit gjerman.
Por ajo që do të ndodhte më pas, sigurisht që nuk do t’i pëlqente aspak fansave të Ajax-it.
Hugo Larsson arriti ta neutralizojë rezultatin, kur shënoi në minutën e 27-të.
1-1 u mbyll pjesa e parë e këtij dueli të vlefshëm për 1/8-ën e finales në UEFA Europa League.
Minuta e 70-të e kësaj përballje, rezultoi kruciale për përcaktimin e fituesit, kur Ellyes Skhiri, shënoi për Eintrachtin.
1-2 përfundoi akti i parë mes këtyre dy skuadrave, derisa pas një jave në Gjermani, vendoset se kush do të kalojë në çerekfinale.