17 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Franco Foda shprehet optimist para dy sfidave të Kosovës në tetor

- Advertisement -

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen.

Trajneri gjerman u shpreh optimist për përballjet e këtij muaji, sidomos për atë ndaj sllovenëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Do të jenë dy ndeshje të vështira, jo të lehta, por meqenëse kemi fituar ndaj Suedisë, ekipi ka treguar se ka kapacitetet, pasion dhe vendosmëri. Skuadra e ka parë që mund të fitojë edhe kundër kundërshtarëve të tillë. Sllovenia shumë e fortë, shumë e fuqishme, ka përvojë të hatashme, mbrojtje dhe sulm mjaft të mirë”, tha fillimisht Foda.

“Ne do të ushtrojmë sa më mirë dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e radhës. Në shtëpi kemi mundësi më të mëdha pasi luajmë përpara tifozëve tanë të zjarrtë dhe shpresojmë që të jemi të gatshëm të triumfojmë. Pas fitores ndaj Suedisë e kemi fituar vetëbesimin dhe ndaj Sllovenisë pres angazhim maksimal nga lojtarët”, përfundoi selektori i Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit