11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Franco Foda: Përballja ndaj Lituanisë është më e rëndësishmja nëse duam ta fitojmë grupin

- Advertisement -

Trajneri Foda tregoi se janë përgatitur mirë për ndeshjen dhe se në disa raste insistoi që luajnë për tri pikë nesër, Kapiteni në anën tjetër analizoi lojën e Lituanisë, teksa tha se duhet të besojmë në fitore në çdo ndeshje për ta fituar grupin.

Në pyetjen drejtuar trajnerit se çfarë duhet të presim nga Kosova ndaj Lituanisë, ai u shpreh:

“Lituania është shumë e mirë me topin. Në mendjen tonë, ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje, do të jetë ndeshje e fortë, megjithatë ne e kemi në mendje fitoren, duhet të jemi kompakt në mbrojtje, por njëjtën kohë të tentojmë të bëjmë lojën tonë dhe të jemi të fokusuar t’i fitojmë tri pikët.”

Vedat Muriqi do të mungojë në këto dy ndeshje për shkak të lëndimit, por a ka zëvëndësim për të, tregon Foda:

“Natyrisht, unë tashmë kam një ide se kush do të luajë në sulm por nuk do t’ju tregojë juve. Ne i kemi pasur disa seanca stërvitore ku i kam qartësuar më shumë idetë e mia, por kemi edhe një seancë sot. Ajo që është me rëndësi për ne është që në fazën ofanzive të jemi direkt dhe të luajmë futboll dinamik, por në të njëjtën kohë duhet të mendojmë për pjesën e mbrojtjes dhe të kemi kujdes të qëndrojmë kompakt si ekip dhe në fund të marrim tri pikët për të cilat kemi ardhur deri këtu.”

Amir Rrahmani u pyet nëse Lituania është kundërshtar i lehtë, pasi ka humbur dy ndeshjet e para, por kapiteni u shpreh se ata kanë luajtur mirë edhe kur kanë humbur, ndaj duhet fokus.

“I kanë humb dy ndeshjet e para, por nuk është rezultati krejt ajo se çfarë ata kanë shfaqur në fushë, pasi kemi parë disa momente të ndeshjeve, si shembull ndaj Rumanisë deri në fund kanë qenë duke barazuar 1:1. Nuk duhet t’i marrim si të lehtë, duhet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen, sepse janë ekip që luan mirë futboll. Duhet të jemi mirë në mbrojtje dhe në rastet që i kemi t’i shfrytëzojmë për ta fituar ndeshjen.”

Sipas kapitenit të kombëtares, gjasat janë ende për të fituar grupin, por vetëm duhet besim.

“Duhet me vazhdu me besu, me hy në ndeshje për fitore dhe pastaj ta shohim në fund se çfarë do të ndodhë.”

Trajneri Foda u pyet në lidhje me partnerin e Amir Rrahmanit në qendër të mbrojtjes, ku ai tha se kanë shumë opsione.

“Dellova bëri mirë, por kemi shumë zgjedhje. Aliti luajti mirë në ndeshjet e fundit poashtu. Kemi disa opsione për në qendër të mbrojtjes si Fidan Aliti, Lumbardh Dellova, Andi Hoti, Ilir Krasniqi, pra kemi opsione të shumta. Kemi pasur disa seanca stërvitore, por kemi edhe një, e pastaj do të qartësohet krejtësisht situata se si do të jetë formacioni im startues për nesër.”

Përballja ndaj Lituanisë, a është ndeshje vendimtare për vendin e parë në grup?

“Po, çdo lojë është e rëndësishme. Ndeshja nesër është gjithashtu e rëndësishme, nëse duam ta fitojmë grupin, duhet që në secilën ndeshje t’i marrim tri pikë. Prandaj me krejt respektin, por ndeshja ndaj Lituanisë është më e rëndësishmja për momentin.”

Nuk do të stërvitni në stadiumin e ndeshjes, a do të ketë problem kjo për ju?

“Nuk do të jetë problem. Edhe në ndeshjen ndaj Qipros nuk kemi stërvitur në stadiumin ku u zhvillua loja dhe mbase kjo na solli fat e shpresojmë të jetë kështu edhe ndaj Lituanisë. Vendimi për të mos stërvitur në stadiumin ku zhvillohet loja erdhi nga UEFA pasi Lituania zhvillon dy ndeshje vendase dhe fusha do të rëndohej shumë. teksa kjo fushë na është ofruar ne.”

Komenti për ndeshjet e Lituanisë, ku ata pësuan dy humbje?

“Lituania u paraqit mirë, ne shikuam të dy ndeshjet, i kemi analizuar shumë mirë, specifikisht ndaj Rumanisë, ata luajtën shumë mirë dhe ndoshta merituan një pikë, por futbolli nuk të jep gjithë atë që meriton.”

Kujtojmë se Kosova luan nesër (e shtunë) me fillim nga ora 15:00 ndaj Lituanisë, ndërsa tre ditë më pas e presin në Fadil Vokrri Qipron.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit