15.1 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Franco Foda i përgjigjet trajnerit të Sllovenisë: Bota rrotullohet, jeta vazhdon

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës, Franco Foda dhe portieri Aro Muric u paraqitën sot në konferencën zyrtare për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Përzgjedhësi Franco Foda ka folur edhe për përzgjedhësin Matjazh Kek të Sllovenisë, i cili të enjten gjatë ditës deklaroi se nëse mposhten nga Kosova, nuk është fundi i botës.

“E kemi një grup mjaft të balancuar dhe është një nga grupet më të forta. Po luajmë në shtëpi dhe skuadra ka vetëbesim të mirë pas fitores ndaj Suedisë. Trajneri Kek, bota rrotullohet, jeta vazhdon. Ne do të punojmë dhe do të vazhdojmë. Në ditën e fundit do të dihet kush do ta fitojë grupin, kush do të përfundojë i dyti e kështu me radhë”, deklaroi Foda.

Kosova përballet me Slloveninë nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit