Franco Foda flet për mungesat e Rrahmanit e Avdullahut dhe për zëvendësimin e tyre

- Advertisement -

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, e cila do të luhet të enjten mbrëma, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Në këtë sfidë Dardanët nuk do të mundë të llogarisin në dy lojtarë të rëndësishëm – kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin e palodhshëm Leon Avdullahu.

Foda e pranon se këto do të jenë dy mungesa të mëdha, por i jep shpresë fakti se në të kaluarën lojtarët tjerë kanë ditur t’i zëvendësojnë mungesat, kur u është dhënë rasti.

“Sigurisht që mungesat e këtyre lojtarëve kanë rol të rëndësishëm. Lojtarë si Amir Rrahmani, i cili është kapiten dhe një personalitet shumë i rëndësishëm në aspektin e lidershipit, si dhe Leon Avdullahu, që si mesfushor është një strateg i madh, janë mungesa të ndjeshme”, deklaroi fillimisht Foda në konferencë për shtyp.

‘Megjithatë, i kemi bërë kalkulimet tona dhe besoj se do t’i bëjmë zgjedhjet e duhura. Edhe në të kaluarën kemi qenë në gjendje t’i zëvendësojmë lojtarët e rëndësishëm dhe gjithmonë ata që janë aktivizuar në fushë kanë treguar se e kanë merituar vendin këtu. Shpresojmë që edhe kësaj radhe ta arrijmë fitoren”, përfundoi Foda.

Të ngjashme

Të fundit