17 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Franco Foda e mirëpret Albian Hajdarin, flet edhe për mungesën e Amir Rrahmanit

- Advertisement -

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen.

Ai foli për mungesën e Amir Rrahmanit shkaku i lëndimit, por edhe për prurjen më të re, Albian Hajdari, i cili hoqi dorë nga përfaqësimi i Zvicrës për t’iu bashkuar Dardanëve, shkruan “Gazeta Express”.

“Sigurisht që Amir Rrahmani është shumë e vështirë të zëvendësohet. Por, kundër Suedisë e kemi treguar që të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe që mund të zëvendësohet edhe një lojtar si Rrahmani”, deklaroi trajneri gjerman.

“Amir Rrahmani nuk është i rëndësishëm vetëm në fushë, por edhe jashtë saj sepse është lider. Tash e kemi edhe Albian Hajdarin që fatmirësisht ka vendosur që t’i bashkohet Kosovës. Gjatë këtyre ditëve do ta shohim qartë se kush në çfarë gjendje është dhe nëse do të jetë apo jo Hajdari në formacionin startues”, përfundoi Foda.

Të ngjashme

Të fundit