Home Rozë Francia Raisa thotë se dhurimi i veshkës për Selena Gomezin nuk ndikoi në prishjen e tyre

Francia Raisa thotë se dhurimi i veshkës për Selena Gomezin nuk ndikoi në prishjen e tyre

0
Francia Raisa thotë se dhurimi i veshkës për Selena Gomezin nuk ndikoi në prishjen e tyre

Francia Raisa mbështeti Selena Gomezin në përurimin e “Rare Impact Fund Benefit” në Los Angeles më 4 tetor.

Ajo sqaroi se vendimi për t’ia dhuruar një veshkë Selenës në 2017 nuk kishte të bënte asgjë me arsyen pse ato u prishën për pak kohë si miq.

Francia konfirmoi se ajo dhe Selena janë përsëri mike pasi kaluan një dramë publike në 2020-tën, raporton Hollywoodlife.

“Ndonjëherë, ndiej se njerëzit duhet të kalojnë kohë të ndarë në mënyrë që të rriten individualisht dhe më pas të bashkohen”, tha ajo.

“Unë jam mirë tani dhe thjesht për informim, nuk kishte të bënte me veshkën”, shtoi Francia.

Selena dhe Francia kanë qenë mike për një kohë, por vitin e kaluar u duk sikur kishin një grindje.

Exit mobile version