Mjekët mbetën të tronditur pasi një 88-vjeçar mbërriti në spital me një bombë të Luftës së Parë Botërore të ngecur në anus.
I moshuari mbërriti në Spitalin “Sainte Musse” në Francën jugore, të shtunën në mbrëmje, me shpresën se do t’i hiqej predha e artilerisë 20 centimetra nga anusi.
Ardhja e tij shkaktoi një frikë, pasi zyrtarët e spitalit frikësoheshin se eksplozivi antik do të shpërthente, raportoi organizata franceze e lajmeve Var-Matin.
Megjithatë, ekspertët e asgjësimit të bombave përcaktuan se kishte pak rrezik që predha të shpërthejë brenda njeriut.
Mësohet se burri e kishte futur brenda për kënaqësi seksuale.
“Ndodhi një emergjencë nga ora 21:00 deri në orën 23:30 të së shtunës që kërkoi ndërhyrjen e personelit të asgjësimit të bombave, evakuimin e emergjencave të të rriturve dhe pediatrisë si dhe devijimin e emergjencave në hyrje”, tha një zëdhënës i spitalit.
Pavarësisht se mjekët kishin frikë për sigurinë e tyre nëse do ta hiqnin objektin me operacion, ekspertët e shpërthimit ishin në gjendje t’i qetësonin, shkruan Dailymail.
Doli se bomba ishte një artikull koleksionist nga Lufta e Parë Botërore dhe përdorej zakonisht nga ushtria franceze në fillim të viteve 1900.
Në atë që duhet të ketë qenë një procedurë e dhimbshme për të moshuarin, mjekët mundën të hiqnin predhën pasi bënë një prerje.
Pasi u hoq nga anusi i burrit, mjekët matën predhën me gjatësi 20 centimetra dhe gjerësi më shumë se 5 centimetra.
Zëdhënësi i spitalit tha se burri është në gjendje të mirë shëndetësore.