4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Franca u jep viza gjashtë ushtarëve rusë që ikën nga lufta në Ukrainë

- Advertisement -

Gjashtë ushtarëve rusë, që kishin ikur nga lufta në Ukrainë, u janë dhënë viza të përkohshme përderisa aplikojnë për azil politik në Francë, në atë që aktivistët për të drejtat e njeriut e përshkruajnë si rasti i parë domethënës i një grupi dezertorësh që pranohet në një vend të Bashkimit Evropian.

Burrat arritën në Paris përmes fluturimeve të ndryshme në muajt e fundit, pasi fillimisht kishin ikur nga Rusia dhe ishin vendosur në Kazakistan më 2022 dhe 2023, sipas një organizate që u ofron asistencë ushtarëve në ikje dhe sipas rrëfimeve të vetë dezertorëve, raporton gazeta “The Guardian”.

“Kur aterrova në Francë, ishte hera e parë që mund të merrja frymë në mënyrë të plotë. Pata një ndjenjë qetësie dhe lirie… më e keqja ishte prapa meje” – tha Aleksandri, ish-ushtar rus me kontratë, që ishte dërguar në Ukrainë dhe kishte dezertuar gjatë verës së vitit të kaluar, në një intervistë me gazetën “The Guardian”.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, dhjetëra mijëra ushtarë rusë kanë dezertuar ose i kanë refuzuar urdhrat për të luftuar, thonë aktivistët dhe grupet për të drejtat e njeriut që i ndihmojnë ushtarët për të ikur.

Megjithatë, Perëndimi për një kohë të gjatë ka qenë i mbërthyer në çështjen nëse duhet t’i pranojë ushtarët rusë që kanë dezertuar, pasi kanë qarkulluar pyetje nëse ata duhet të trajtohen si heronj, për rreziqet e mundshme të sigurisë ose për mundësinë që në mesin e tyre të ketë kriminelë lufte, transmeton nacionale.

Përderisa Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij e kanë diskutuar publikisht ofrimin e azilit për dezertuesit rusë, nuk është arritur marrëveshje për një vendim dhe është dëshmuar e vështirë që dezertorët të marrin azil.

“Kjo është hera e parë që një shtet i BE-së lejon brenda një grup dezertorësh që nuk kishin ndonjë dokument udhëtimi ose pasaporta të huaja” – tha Ivan Chuviliaev, zëdhënës i grupit“Go by the Forest”, që ndihmon ushtarë rusë të dezertojnë dhe që ka punuar në rastin ku ishin të përfshirë gjashtë ushtarët.

Pa mundësi për të udhëtuar në vende evropiane dhe të ballafaquar me rrezikun për burgim të gjatë në atdhe, shumica e dezertorëve ikin në shtete të tjera që kufizohen me Rusinë, siArmenia e Kazakistani, ku mund të hyjnë pa pasaportë, por mbeten të ngujuar pa mundësi për ta vazhduar udhëtimin tutje.

Moska ka shkuar larg për t’i gjetur ata. Ka pasur numër në rritje të incidenteve ku dezertorët që po fshiheshin në shtete ish-sovjetike janë rrëmbyer ose janë dëbuar në Rusi. Situata e tyre e pasigurt ka nxitur thirrje më të fuqishme nga aktivistët kundër luftës që këtyre ushtarëve t’u ofrohet strehë e sigurt, duke u lejuar që të kërkojnë vendosje në vende perëndimore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit