-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Franca triumfon ndaj Belgjikës, fiton edhe Italia

- Advertisement -

Franca e ka fituar derbin ndaj Belgjikës, derisa Italia ka marrë fitoren e dytë, këtë herë kundër Izraelit.

Ndeshja kryesore ishte ndërmjet Francës dhe Belgjikës, sfidë që “Gjelat” e fituan me rezultat komod 2:0.

Franca ishte shumë herë më e mirë, duke dominuar në të gjitha aspektet, pavarësisht që Didier Deschamps vendosi ta lërë në stol Kylian Mbappen.

Randal Kolo Muani i dha epërsinë Francës pas 29 minutave lojë pas një asistimi të Ousmane Dembeles.

Ndërsa, ishte vetë Dembele që e vulosi fitoren me një goditje precize pas asistimit të N’Golo Kantes (57’).

Franca tani merr pozitën e dytë në grupin 2, derisa Belgjika renditet e treta me tre sosh.

Në anën tjetër, Italia ka shënuar fitoren e dytë radhazi – këtë herë në udhëtim te Izraeli me rezultat 1:2.

“Azzurët” duket se janë këndellur fuqishëm nga “Euro 2024”, duke zhvilluar një tjetër paraqitje solide.

Davide Frattesi e kaloi Italinë në epërsi pas një asistimi të DiMarcos (38’), derisa i ‘harruari’ Moise Kean e vulosi fitoren (62’).

E tëra që bëri Izraeli ishte goli i nderit i shënuar nga Abu Dani në fundin ndeshjes (90’).

Italia tani është lider në grupin 2 me gjashtë pikë, derisa Izreali renditet në fund pa pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit