Sport

Franca shënon 14 gola ndaj Gjibraltarit

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2023

Franca ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit me rezultat 14-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Golin e parë e shënoi Ethan Santos i cili realizoi autogol në minutën e 3’. Vetëm një minutë më vonë Marcus Thuram shënoi golin.

Për golin e tretë u përkujdeës supertalenti Ëarren Zaire-Emery. Golin e katërt e ka shënuar Kylian Mbappe në minutën e 30’. Me gola vazhdoi Jonathan Claauss në minutën e 34 dhe Kengsley Coman dy minë më vonë.

Golin e fundit në pjesën e parë e shënoi Youssouf Fofana, në minutën e 37’.

Franca nuk u ndal në pjesën e dytë pasi shënoi edhe shtatë herë. E nis Adrien Rabiot në minutën e 63’, Coman në minutën e 65’, Ousmane Dembele në minutën e 73’, Mbappe në minutën e 74’. Ky i fundit realizoi edhe njëherë në minutën e 82’.

Dy golat e fundit i shënuan Oliver Giroud, në minutën e 89 dhe 91’.