4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Franca përgatitet të mirëpresë 100 mijë refugjatë ukrainas

- Advertisement -

Franca ka nisur një plan kombëtar për përgatitjet e strehimit për të paktën 100 mijë refugjatë ukrainas.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri i Francës, Jean Castex, shkruan CNN.

“Gjithnjë e më shumë prej tyre [ukrainasit] po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë,” tha Castex.

Më shumë se 26 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës, sipas Castex.

Midis tyre, 10 mijë e 500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars.

Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës të Francës, me kurse franceze të ofruara në agjencinë e punësimit të vendit.

“Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë”, tha Castex.

“Është nderi i vendit tonë të mbajë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit