20.5 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Franca pajtohet me qëndrimin e BE-së për situatën në veri

- Advertisement -

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për përshkallëzimin e sotëm në veri të Kosovës.

Guerot, ka dënuar përleshjet në veri, në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se është pajtuar plotësisht me deklaratën e BE-së.

“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai.

Pas përshkallëzimit të situatës në veri, ShBA ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për masa të dhunshme në veri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto aksione të Qeverisë së Kosovës po përshkallëzojnë situatën në veri. Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale në veri janë legjitime.

Të ngjashme

Të fundit