Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për përshkallëzimin e sotëm në veri të Kosovës.
Guerot, ka dënuar përleshjet në veri, në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se është pajtuar plotësisht me deklaratën e BE-së.
“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai.