Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore minimale ndaj Austrisë.
“Gjelat” edhe pse pritej që të ishin shumë dominues, e ndoshta më shumë gola të shënuar, mezi arritën një fitore 0:1.
Franca e nisi më agresive, duke krijuar disa aksione të shpejta dhe tentuar me Mbappen, që dështoi nga afërsia.
Austria kishte një rast të artë përmes Christoph Baumgartner, i cili disi dështoi nga katër metra distancë përballë portierit.
E qysh në aksionin tjetër, Austria pësoi gol. Ishte Maximilian Wober që e dërgoi topin brenda rrjetës në përpjekje për t’ia larguar goditjen e Mbappes (38’).
Franca ishte më e mirë në pjesën e dytë megjithatë shumë larg finalizimit. Mbappe kishte një tjetër rast të artë, por prapë dështoi përballë portierit austriak.
Franca në fund arriti të mbrohej më shumë që të mos pranonte ndonjë gol, ndërsa Evropianin e nis me fitore duke mbledhur tre pikë në grupin D, aq sa ka edhe Holanda.