Presidenti francez, Emmanuel Macron sapo ka njoftuar se Franca ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez.
“Koha ka ardhur”, tha ai në samitin e OKB-së në Nju Jork ku po merr pjesë, citon The Guardian.
“Kjo është arsyeja pse, besnik ndaj angazhimit historik të vendit tim ndaj Lindjes së Mesme për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo është arsyeja pse deklaroj se sot, Franca njeh shtetin e Palestinës”, deklaroi Macron.