0.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Franca ndalet nga Izraeli, Italia e mposht Belgjikën e Anglia triumfon me rezultat të thellë ndaj Greqisë

- Advertisement -

Befasia e vetme e mbrëmjes së sotme është barazimi pa gola i Francës me Izraelin, me këta të fundit që morën pikën e parë të këtij sezoni në Ligë të Kombeve. Italia shënoi fitore minimale ndaj Belgjikës, ndërsa Anglia u hakmorr ndaj Greqisë.

Italia tani pothuajse ka siguruar vendin e parë një xhiro pa përfunduar grupi, pasi përfitoi shumë mirë nga gabimi i Francës sot.

Gjelat e dominuan Izraelin në përballjen në Stade de France, por që dështuan ta gjejnë golin për 90 minuta dhe në fund u kënaqen me një pikë.

Kjo është pika e parë në pesë ndeshje për Izraelin, ndërsa e 10-ta për Francën.

Në përballjen tjetër, Italia fitoi ndaj Belgjikës, ndonëse me mund.

Vetëm një gol e vendosi fatin e takimit.

Kampioni i Evropës nga EURO 2021ishte për një nuancë më e mirë në këtë takim dhe këto pikë janë më se të merituara.

Sandro Tonali shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 11-të, që vlen të ceket se ishte goli i tij i parë me Kombëtaren e Italisë.

Deri në fund nuk pati më ndryshim në rezultat dhe Italia mori tre pikët e radhës, duke shkuar në shifrën e 13 pikëve në krye të grupit.

Kujtojmë se ndeshja e radhës do të jetë direkte për vendin e parë mes Italisë dhe Francës.

Në anën tjetër, Anglia u hakmorr ndaj Greqisë për humbjen që këta të fundit ia pësuan kohë më parë.

Të drejtuar nga Lee Carsley me shumë mungesa, Tre Luanët fituan 3:0.

Fillimisht trajneri kujdestar habiti të gjithë kur në bankë e la Harry Kanen, me këtë të fundit që kritikoi lojtarët e Anglisë që nuk erdhën për të dy ndeshjet e fundit.

Anglia ishte e shpejtë në këtë përballje për të shënuar golin e parë. Ishte Ollie Watkins që çoi topin në rrjetë në minutën e shtatë për 1:0, i asistuar nga Madueke.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë e takimit, kurse në 45 minutat në vazhdim u shënuan edhe dy gola.

Fillimisht ishte një autugol i Vlachodimos në minutën e 78-të për 2:0.

Kurse për rezultatin përfundimtar 3:0 u kujdes Curtis Jones, që shënoi gol në debutim, në minutën e 83-të.

Anglia me këtë fitore merr vendin e parë, ndonëse ka pikë të barabarta me Greqinë, por për shkak të rezultatit në ndeshjet e ndërsjella.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit