1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Franca mesazh Kosovës: Për KiE, presim progres të pakthyeshëm drejt zbatimit të Asociacionit

- Advertisement -

Dërgimi i Draftit të BE-së për themelimin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese është kushti dhe kërkesa e vendeve të QUINT-it dhe shteteve të tjera në BE sikurse Austria, që Kosova të marrë përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës. Kryeministri Albin Kurti e ka thënë hapur që s’e pranon një kushtëzim të tillë, megjithatë kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave, kërkesa për themelim të Asociacionin si veprim që do tregojë përkushtimin e Kosovës ndaj pakicave, mbetet qëndrim i shteteve kyçe të BE-së, që janë të përfshira direkt edhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Burime diplomatike brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës kanë thënë se Parisi zyrtar përkrah aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Evropës.

Nga anëtarësimi në KiE do të përfitojnë anëtarët e grupeve të minoriteteve në Kosovë, prandaj nga Parisi potencojnë se Franca pret progres të pakthyeshëm drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, meqë e konsiderojnë një zotim të kahershëm ligjor në të cilin Kosova ka hyrë lirshëm.

Ky burim diplomatik ka thënë se kjo është një çështje e sundimit të ligjit dhe mënyra më e mirë që Qeveria e Kosovës të tregojë përkushtimin e saj për minoritetet.

“Franca mbështet aspiratën e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës. Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përfitonte populli i vendit, duke përfshirë anëtarët e grupeve minoritare; Në këtë kontekst, presim përparim të pakthyeshëm drejt zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ASMM), i cili është një zotim i kahershëm ligjor i ndërmarrë lirisht nga Kosova. Kjo është një çështje e sundimit të ligjit dhe mjeti më i prekshëm për qeverinë e Kosovës për të ilustruar përkushtimin e saj ndaj të drejtave të anëtarëve të grupeve minoritare”, ka thënë ky burim diplomatik nga Parisi për Gazetën Express.

Qëndrim të njëjtë me Francën ka edhe Gjermania e kancelarit Scholz, i cili në një telefonatë të zhvilluar gjatë muajit prill ia ka treguar kryeministrit Albin Kurti pritjet e Berlinit zyrtar rreth progresit për Asociacionin. Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se kërkesën për Asociacionin, kryeministri Kurti e ka ditur qysh moti.

Edhe nga Ambasada e Italisë në Prishtinëkanë deklaruar për Express se vetëm dërgimi i Draftit të BE-së në Kushtetuese e fut Kosovën në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE.

Sugjerim të fuqishëm që Kosova të lëviz drejt themelimit të Asociacionit me qëllim të sigurimit të shumicë në Komitetin e Ministrave ka pasur edhe Austria. Kështu kanë pohuar të premtennga MPJ austriake.

Edhe emisari amerikan Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni dhe KiE janë të ndërlidhura dhe ka porositur kryeministrin Albin Kurti që të punojë me partnerët evropianë.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës e ka konsideruar si kushtëzim absurd dhe ka thënë se Kosova s’e pranon që ta themelojë Asociacionin në këmbim të anëtarësimit në Këshill të Evropës. Kurti gjithashtu ka thënë se Drafti i BE-së s’është një dokument por vetëm një non-paper, meqë s’është nënshkruar dhe s’është pranuar në kuadër të pakos bashkë me Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit