Home Lajme Botë Franca mbyll Ambasadën në Niger

Franca mbyll Ambasadën në Niger

0
Franca mbyll Ambasadën në Niger

Franca ka vendosur ta mbyllë Ambasadën në Niger pasi tensionet mes të dyja vendeve kanë përshkallëzuar, shkruan BBC të premten.

Ambasada ka thënë se “nuk është më në gjendje të funksionojë normalisht ose të përmbushë misionet e saj” për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria ushtarake e Nigerit.

Stafi lokal i Ambasadës është shkarkuar, ka thënë në një letër ish-ambasadori francez Sylvain Itte.

Lëvizja vjen pasi trupat e fundit franceze janë larguar nga Nigeri pasi u urdhëruan të largoheshin nga liderët ushtarakë të vendit.

Marrëdhëniet e Nigerit me Francën janë përkeqësuar që kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Bazoum në korrik.

 

Exit mobile version