Franca dhe Maroku do të përballen në gjysmëfinalen e dytë sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Al Bayt”.
Maroku, befasia e këtij Kampionati Botëror synon ta vazhdojë ëndrrën, me Francën e cila synon mbrojtjen e titullit botëror.
Dallimi ndërmjet dy kombëtareve sa i përket vlerës është tejet i madh, bazuar në të dhënat e uebfaqes së specializuar të statistikave “Transfermarkt”.
Reprezentacioni francez i udhëhequr nga Didier Deschamps vlen pak mbi 1 miliard euro. Ndërkaq, vlera e ekipit kombëtar maroken vlen vetëm 241 milionë euro.
Futbollisti më i vlefshëm te francezët është ylli i PSG-së, Kylian Mbappe vlera e të cilit llogaritet të jetë 160 milionë euro.
Lojtari me vlerën më të madhe te Maroku është mbrojtësi, Achraf Hakimi me vlerë 65 milionë euro.
Sa i përket renditjes në ranglistën e FIFA-s, Franca pozicionohet në vendin e katërt. Maroku në këtë ranglist zë vendin e 22-të.
Fituesi i kësaj përballje luan në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Argjentinën./