Franca u bëri thirrje të premten qytetarëve të saj që të “përmbahen” nga udhëtimet në Iran, Liban, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze, ndërsa liderët botërorë paralajmëruan për rritjen e tensioneve rajonale të nxitura nga lufta e Izraelit në Gaza.
Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne lëshoi udhëzime të reja mbi rrezikun e “përshkallëzimit ushtarak” pas një takimi krize, shkruan CNN.
Familjet e stafit diplomatik në kryeqytetin iranian Teheran do të kthehen në Francë dhe nëpunësit civilë do të ndalohen nga misionet e punës në ato vende dhe territore.